Raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit ka lavdëruar Kushtetutën e Kosovës sa i përket lirive fetare duke thënë qysh në përmbajtje të raportit për vitin 2015 se “Kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe ofron liri për besimtarët”.
Por, megjithëse në aspektin ligjor Kosova qëndron mirë, raporti vjetor i DASH potencon jo pak incidente me karakter fetar, ndonëse aty thuhet që shpesh për shkak të situatës në vend është e vështirë të ndash problemet që kanë karakter etnik dhe atë fetar.
Kjo ndodhë sidomos me rastet e komunitetit serb për shkak të asaj që në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe shikohet edhe nga këndvështrimi etnik, e jo patjetër atë fetar, transmeton Rel.
Qeveria dhe pushteti në Kosovë ka ndërmarrë disa veprime që të parandalojë ekstremizmin e dhunshëm fetar në Kosovë duke bashkëpunuar me komunitetin mysliman thuhet në raport, por incidentet sidomos ndaj disa grupeve të caktuara myslimane kanë vazhduar edhe vet brenda Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Më 13 nëntor, Bashkësia e Tarikateve të Kosovës ka thënë se dervishët e tyre janë ‘përzënë ashpërsisht’ nga Xhamia e Pehlivanit në Pejë nga Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Enes Goga”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili kujton se i njëjti në shtator të vitit 2014 është arrestuar me akuzën se predikon ekstremizëm, jo tolerancë fetare dhe urrejtje racore.
Raporti më tej e përmend se Shejhi i Tarikatit Halveti, Ardian Juniku është ankuar në Bashkësinë Islame të Kosovës edhe për shkak të publikimeve në YouTube të Imamit “Enes Goga ku ai bënë thirrje për përjashtimin e të gjithë pjesëtarëve të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës nga të gjitha xhamitë”.
Raporti gjithashtu përmend që më 19 qershor një imam në fshatin Llapushnik të Gllogocit së bashku me disa besimtarë e kanë shkatërruar një mur që rrethonte një zonë ndërtimi për varrezave katolike dhe të një kishe në këtë fshat.
Bashkësia e Tarikateve të Kosovës gjithashtu ka raportuar edhe incidente të tjera, përfshirë edhe dëmet e mëdha të shkaktuara qëllimisht ndaj varrit të një shenjtoreje Sufi nga shekulli i 15-të.
Policia e Kosovës ndërkaq, deri në muajin gusht ka regjistruar 34 incidente për uzurpim, vjedhje apo dëmtim të pronave të Kishës Ortodokse Serbe.
“Demonstruesit shqiptarë etnik, me dyshimin se janë organizuar nga politikanë, kanë gjuajtur me gurë kanë bërë përpjekje që të ndalojnë pelegrinët ortodoksë serbë që të marrin pjesë në meshën e krishtlindjeve ortodokse në Kishën Serbe në qytetin e Gjakovës”, përmendet një nga incidentet në kuadër të raportit.
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit gjithashtu e potencon dështimin e autoritetit në Kosovë të miratojë projektligjin që mundëson regjistrimin e grupeve fetare.
Ndërkaq në Shqipëri, raporti i DASH vlerëson se shteti mban qëndrim neutral duke garantuar liritë e grupeve fetare, bile i financon edhe katër nga pesë komunitetet fetare të njohura zyrtarisht sipas shtetit shqiptar.
Ankesat kryesore të grupeve fetare në Shqipëri megjithatë kanë të bëjnë me zgjidhjen e kontesteve pronësore mbi të cilat kanë pretendime këto komunitete.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Liritë Fetare gjatë vitit 2015 vlerëson se në botë, shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare janë organizatat ekstremiste, Shteti Islamik dhe Boko Haram.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës