LAJMI I FUNDIT:

DASH: Besim të plotë tek ambasadori Lu

DASH: Besim të plotë tek ambasadori Lu

Departamenti Amerikan i Shtetit ka besim të plotë tek Ambasada dhe Ambasadori amerikan në Shqipëri. Këto janë deklarata zyrtare ekskluzive për Top Channel, i cili iu drejtua Departamentit Amerikan të Shtetit pas artikullit të “Huffington Post”, ku Luke Cofey drejtor i politikave të Jashtme në Heritage Foundation, kritikon politikat e SHBA ne Ballkan dhe konkretisht për Shqipërinë, ndërhyrjen e Ambasadorit Donald Lu në politikat e brendshme.

Në përgjigjen e tij, DASH theksoi mbështetjen për punën e Ambasadës dhe reformën në drejtësi, duke thënë se të gjithë në Shqipëri kanë kërkuar përfshirjen e SHBA në këtë proces.

“Politika që SHBA ndjek në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin në BE dhe reformat që çojnë drejt këtij synimi. Kjo përfshin mbështetjen për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar prej më se një viti në bashkëpunim me liderët në qeveri dhe parlament, opozitë dhe shoqërinë civile dhe komunitetin ndërkombëtar që të miratohet dhe zbatohet një reformë e rëndësishme në drejtësi. Si qeveria ashtu dhe opozita kanë kërkuar përfshirjen SHBA në proces përfshi monitorimi e zbatimit të reformës. SHBA do të vazhdojë të deklarohet në favor të studimit të ligjit dhe reformës në drejtësi dhe kundër përpjekjeve për ta manipuluar zbatimin e saj. Siç e kemi thënë edhe më datë 3 shkurt, DASH ka besim të plotë tek ambasada jonë dhe ambasadori Lu”, thuhet në reagimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit dhënë ekskluzivisht për Top Channel. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori