LAJMI I FUNDIT:

Dardanet optimiste për ndeshjen kthyese ndaj Maqedonisë së Veriut

Dardanet optimiste për ndeshjen kthyese ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanet, të martën, në orën 14:00, përballen me fqinjet në kuadër të Grupit C6 në Ligën e Kombeve.

Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj theksoi se përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe se nesër pret nga Dardanet të bëjnë më të mirën.


Në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova kishte shënuar fitore me rezultat 0:4, ndërsa këtë rezultat Sermaxhaj e konsideron të kaluar dhe sipas tij kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë por se i gjithë fokusi duhet të jetë në ndeshjen e radhës.

Kosova pas dy ndeshjeve ka 3 pikë të grumbulluara, ndërsa sipas Sermaxhaj promovimi në Ligën B mbetet objektiv, por duhet përqendrim maksimal në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, si dhe atë kundër Letonisë, në qershor që mund të jetë si një finale.

Në rezultat pozitiv shpresojnë edhe futbollistet e Kosovës. Valentina Limani tregoi se përgatitjet gjatë këtij grumbullimi ishin në nivelin e duhur, derisa premtoi se pavarësisht motit të papërshtatshëm për këtë stinë, nesër do ta japin më të mirën.

Nga ana tjetër Kaltrina Biqkaj fitoren e kaluar ndaj të njëjtit kundërshtar e sheh si motiv për të arritur rezultat pozitiv në takimin e radhës. Biqkaj vlerëson se mysafiret mund të jenë të rrezikshme në sulm por konsideron se mbrojtja e Kosovës është e pakalueshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Liga e Kampionëve
Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Liga e Kampionëve
Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Liga e Kampionëve
Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Barcelona 4-0 Borussia Dortmund: Treshja e sulmit katalunas pothuajse perfekt

Notat e lojtarëve, Barcelona 4-0 Borussia Dortmund: Treshja e sulmit katalunas pothuajse perfekt

Liga e Kampionëve
Juventusi do t'i largojë tre sulmues, ka listën gati për afrimet në afatin kalimtar veror

Juventusi do t'i largojë tre sulmues, ka listën gati për afrimet në afatin kalimtar veror

Serie A
Kalo në kategori