Dardanët nisin përgatitjet anti-Rumani, lojtarët në formë dhe armosferë e mirë në grup

Kosova ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve me entuziazëm dhe përkushtim të madh. Dardanët u rikthyen në kampin stërvitor me synime të qarta për një rrugëtim të suksesshëm në këtë edicion, ku gjithçka nis nw pwrballje me Rumaninw. Në seancën e parë stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 15 futbollistë, ndërsa lojtarët që zhvilluan ndeshje me klubet e tyre të dielën, u përqendruan në rigjenerimin në palestër.

Stërvitja e parë u karakterizua pa ndonjë ngarkesë të madhe, me përzgjedhësin Foda që u fokusua në dhënien e udhëzimeve për strategjinë dhe taktikat që synon të zbatojë në fushë.
















































