“Dardanët” arrijnë në Klagenfurt të Austrisë, sot stërvitja e fundit para ndeshjes me Maltën

Ekipi i Kosovës ka arritur në Klagenfurt të Austrisë, atje ku do ta zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Maltës.
Skuadra sot ka udhëtuar nga Prishtina për në Austri, ku pasdite ka zbarkuar.
Stërvitjen e fundit para miqësores të nesërme me Maltën, Dardanët do ta zhvillojnë sot në orën 17:30.
Lorik Emini nuk ka udhëtuar për shkak të një dëmtimi, ndërsa Bernard Challandes nga grumbullimi i ka liruar Vedat Muriqi dhe Samir Ujkani.
Ndeshja me Maltën luhet të premten në orën 18:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































