Dardan Sejdiu nga lëvizja Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e tij drejtuese në VV.
Sejdiu në një letër drejtuar partisë, e që e ka siguruar Telegrafi bën të ditur se dorëheqje të parevokueshme ka dhënë nga posti i nënkryetarit të parë, Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes, ndërsa njofton se veprimin e tij politik do ta vazhdojë si deputet dhe anëtar i Vetëvendosjes në përputhje me bindjet e tij.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të Sejdiut:
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
I nderuari Ismajl Kurteshi, Sekretar Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Më lejoni që fillimisht t’ju falënderoj për punën dhe angazhimin e përbashkët në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Përkundër dallimeve hera herës, në VETËVENDOSJE! kam parë vazhdimisht potencialin dhe zemërgjerësinë individuale e kolektive për t’i zgjidhur problemet e dallimet me të cilat jemi ballafaquar.
Ka kohë që ballafaqohemi me një problem brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!, problem për të cilin kam qenë i informuar në intervale të ndryshme kohore, dhe atë vetëm pjesërisht, e i cili kohëve të fundit ka një intensitet më të shtuar e mediatizim të dëmshëm.
Me këso shpërthime nuk jam pajtuar, e as nuk mund të pajtohem. Pavarësisht se çfarë mendojnë aktivistët e përfshirë, kjo nuk i shërben të mirës së askujt e aq më pak organizatës sonë. Kjo vetëm se e dëmton më shumë Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë bashkë me Grupin Parlamentar kemi diskutuar për këtë problem. Fatkeqësisht nuk kam parë sinqeritetin e duhur dhe seriozitetin e domosdoshëm për zgjidhjen e problemit. Kjo u dëshmua edhe me shkeljen e menjëhershme të një dakordance fillestare, të thjeshtë por të domosdoshme, të cilën e arritëm në mbledhje, dhe e cila na obligonte të gjithëve që të përmbahemi nga ofendimet, shpifjet, insinuatat, e të ngjashme, përmes rrjeteve sociale, ndaj njëri-tjetrit.
Gjatë mbledhjes, por edhe menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë me GP e veçanërisht të nesërmen e saj, ky vendim i përbashkët dhe kërkesa publike e kryetarit Visar Ymeri dhe sekretarit organizativ Ismail Kurteshi, e bërë menjëherë pas kësaj mbledhjeje, u shpërfill.
Pak ditë më vonë u thirr një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm, e që për mua ishte një mundësi e mirë për t’i trajtuar e tejkaluar problemet. Fatkeqësisht, as kjo mbledhje nuk u përdor për diskutim mbi idetë dhe rrugën përpara. Përsëri, sinqeriteti i duhur dhe serioziteti i domosdoshëm munguan.
Dje, më datën 3 janar 2018, i është bërë ftesë Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për të mbajtur mbledhje sot me datën 4 janar 2018. Për mbajtjen dhe organizimin e kësaj mbledhjeje të kryesisë nuk jam konsultuar, e as informuar për rendin e ditës, ndonëse pas dorëheqjes së Visar Ymerit nga pozita e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënkryetari i parë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! me statut të organizatës ushtron rolin e Kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Për më tepër, për këtë ftesë fillimisht jam informuar nga konferenca për media e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, më pastaj nga kolegët në kryesi, e krejt në fund më është dërguar një email dhe sms formal informues për këtë mbledhje.
Përkundër korrektësisë dhe vullnetit tim, e shumë të tjerëve, për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të brendshme, ndonëse për këtë problem po e përsëris kam qenë i informuar vetëm pjesërisht, thirrja e mbledhjes së kryesisë duke shpërfillur në tërësi ushtruesin e detyrës të Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dëshmon për mua përfundimisht mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të duhur për t’u ballafaquar me problemet tona të brendshme dhe tejkalimin e tyre në mënyre racionale, kolegiale dhe në të mirë të organizatës tonë.
Kështu nuk duhet bërë politikë, dhe kjo mënyrë për mua është në thelb kundër idesë së bashkëpunimit e mirëbesimit të duhur minimal që siguron ecje përpara.
Secili nga ne është pjesë e organizatës. Secili nga ne e ka meritën e caktuar për kontributin e dhënë gjatë kohës sa jemi të angazhuar në VETËVENDOSJE! dhe secili nga ne e ka përgjegjësinë karshi situatës dhe obligimin që këtë përgjegjësi ta shndërrojmë në vepër. Rrjedhimisht, secili nga ne duhet të jetë i gatshëm që të bëjë çmos të ruaj unitetin e organizatës, në mënyrë që ta krijojmë hapësirën e nevojshme dhe të domosdoshme për të ecur para.
Për mua, demokracia nuk është vetëm procedurë. Demokracia nuk përfundon në nenet statutore. Demokracia zhvillohet e kultivohet përditë. Sikurse që nënshtrati i zhvillimit duhet të jetë një rrjet social që siguron mbrojtje dinjitoze për secilin, ashtu edhe për demokracinë nënshtrati është fryma në të cilën ndodh zbatimi i neneve statutore, e pra procedura bëhet kuptimplotë dhe në funksion të kultivimit të demokracisë.
Si pasojë, kam vendosur që nga sot të jap DORËHEQJE të parevokueshme nga të gjitha pozitat e mia drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, nga posti i Nënkryetarit të Parë të Lëvizjes, nga Kryesia e Lëvizjes, dhe nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Veprimin tim politik do ta vazhdoj si deputet dhe anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në përputhje me bindjet e mia.
Gjithashtu, më lejoni t’iu informoj që nuk do të garoj në zgjedhjet e brendshme, kurdo qofshin ato, për asnjë pozitë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë