Ish-ministri dhe analisti, Dardan Gashi, ka thënë se bashkëpunimi i Ramush Haradinajt me ish-presidentin Ibrahim Rugova e bën tash të natyrshëm bashkëpunimin e sërishëm mes Haradinajt e Familjes Rugova.
Sipas Gashit, ideja e bashkëpunimit është që të mos bllokohen proceset, por në frymën e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, të vazhdohet tutje duke bashkëpunuar dhe duke e zhbllokuar procesin.
“Bashkëpunimi mes familjes Haradinaj dhe Familjes Rugova është një bashkëpunim për të mirë të vendit. Është ideja që të mos vazhdojmë me bllokim të vendit siç ka ndodhur para tri vjetësh. Kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimit të Ramush Haradinajt dhe ish-presidentit, Ibrahim Rugova”, ka thënë Gashi në Zona e Debatit të Klan Kosova.
“Tani ka arsye për ta zhbllokuar vendin, pasi e kemi një njeri që është mbështetur nga Ibrahim Rugova. Nëse Rugova e ka mbështetur këtë njeri, përse të mos e mbështesim ne sot? Përse të bllokohet diçka kur nuk ka qenë diskutabile sa ka qenë gjallë presidenti? Për çfarë arsye?”.
Gashi thotë se “nuk është interesant që karriera politike të ndërtohet mbi urrejtje politike. Por, kjo s’mund të jetë arsye për ekzistencë e një partie politike”.
“Nuk mund të ndërtojmë shtet duke mbajtur inat me grupe e me individ të caktuar”.
“Apeli është: A mundemi tash, kur jemi para sfidave të mëdha, të vetëdijesohemi prapë në frymën e atij njeriu, atij pishtari. Të bëhen pjesë e të qeverisë, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër”.
Gashi ka shpjeguar edhe rolin e tij në këtë bashkëpunim.
Ai pohoi se bashkëpunon me të gjithë dhe tani ideja është që të bashkëpunohet më shumë për t’i ikur krizës më të thellë.
“S’ka hezitim strukturor për këtë, por ka hezitim individual. Vendi që tre vjet është në vendnumëro. Kjo është ideja e takimit të sotëm. Vendi duhet ta zhbllokojë vetveten”, tha Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht