LAJMI I FUNDIT:

Dardan Berisha rikthehet te Sigal Prishtina?

Dardan Berisha rikthehet te Sigal Prishtina?

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Sigal Prishtinës, Florian Miftar.

Ishte vetë Berisha, i cili të mërkurën paralajmëroi mundësinë e shkëputjes së kontratës me ekipin kroat. Berisha ka treguar se problemet financiare te Cibonas janë të mëdha dhe në rast se gjatë këtyre ditëve nuk ndodh diçka konkrete, atëherë do të jetë i detyruar të largohet.

Gjithashtu ai ka lënë të hapur mundësinë e kthimit në Kosovë, shkruan kohaditore. Berisha para fillimit të këtij edicioni firmosi kontratë trevjeçare me Cibonën pas një edicioni impresionues ku edhe u zgjodh MVP i Ligës Ballkanike. Ai në edicionin 2015/16 ka zhvilluar tri ndeshje në Ligën ABA dhe në të tria ishte startues.

"Ende nuk ka asgjë konkrete, por mund të largohem. Ka dy muaj që jam duke pritur. Nëse brenda këtyre ditëve nuk ndërron diçka, atëherë jam i detyruar të largohem", ka thënë Berisha (191 cm).
Ndërkohë, sipas drejtorit Miftari, Berisha te Sigal Prishtina i ka dyert e hapura.


Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori