LAJMI I FUNDIT:

DAP pret detaje nga Ministria e Financave për uljen e paralajmëruar të tatimeve

DAP pret detaje nga Ministria e Financave për uljen e paralajmëruar të tatimeve

Drejtoria për të Ardhura Publike është në korelacion m Ministrinë e Financave për projektin e paralajmëruar për ulje të tatimeve, të cilin e paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski. Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Elena Petrova, e cila sot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse janë përfshirë në këto projektime, theksoi se Ministria e Financave është organ i cili i krijon politikat tatimore dhe prej saj i presin hollësitë, të cilat më pas duhet të implementohen praktikisht nga ana e DAP-it.

“Do të thotë në pikëpamje të adaptimit të paraqitjeve tatimore dhe sistemeve përmes të cilave obliguesit tatimorë do t’i përmbushin obligimet tatimore”, tha Petrova.

Sa i përket çështjes për gjendjen me kthimin e TVSH-së, Petrova theksoi se çdo javë ka pagesa për kthim të TVSH-së, por po bëhen edhe analiza më të hollësishme, në të cilat janë prëfshirë edhe niveli i veprimtarisë, si dhe niveli i obliguesit tatimor, e tëra me qëllim, siç tha Petrova, të sigurohen se janë parandaluar të gjitha rreziqet, të cilat mund të paraqiten lidhur me kthimin e TVSH-së dhe pompimin e mjeteve buxhetore.


“Në këtë moment akoma po përballemi me ato kërkesa të mbetura të pamiratuara për TVSH nga pesë vitet e kaluara, të cilat ishin 1,7 miliardë denarë apo rreth një e treta e kthimit të përgjithshëm të TVSH-së, të cilën tani e kemi në proces të përpunimit, miratimit dhe realizimit. Do të thotë, paralelisht me atë mbetje nga struktura udhëheqëse e kaluar, ngecë edhe kthimi i pamiratuar i TVSH-së, arrijnë edhe TVSH-të e reja”, thotë Petrova, e cila mori pjesë në debatin e sotëm në “Tekstiliada 8” në Shtip.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori