LAJMI I FUNDIT:

DAP-i njofton për dëmet e shkaktuara nga protestuesit e mbrëmshëm

DAP-i njofton për dëmet e shkaktuara nga protestuesit e mbrëmshëm

Drejtoria rajonale për Shkup e Drejtorisë së të ardhurave Publike (DAP) ka reaguar ndaj protestave të mbrëmshme në Shkup, përmes një njoftimi, ku bën të ditur se janë shkaktuar dëme materiale nga protestuesit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

DAP-i bën të ditur se dëmi është shkaktuar në pjesën e renovimit dhe përshtatjes së objektit, në kuadër të projektit ”Përmirësimi i shërbimeve të DAP-it ndaj taksapaguesve”, që financohet përmes IPA fondeve të Bashkimit Evropian (BE).

DAP-i apelon te qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të mos i dëmtojnë objektet të cilat kanë shenja, që tregojnë se bëhet fjalë për kontribut nga taksapaguesit e Bashkimit Evropian./Telegrafi/