LAJMI I FUNDIT:

Danimarka nuk i dha leje qëndrimin, qytetari sulmon zyrtarin për riintegrim në Mitrovicë

Danimarka nuk i dha leje qëndrimin, qytetari sulmon zyrtarin për riintegrim në Mitrovicë

Bedri Sadiku, koordinator për kthim/riintegrim në komunën e Mitrovicës, është kërcënuar dhe sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës në ndërtesën komunale, nga qytetari Nazmi Ismajli, nga Mitrovica.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të komunës së Mitrovicës.

“Qytetari Nazmi Ismajli, ishte kthyer më parë nga Danimarka, pasi që autoritetet e këtij shteti e kishin refuzuar kërkesën e tij për qëndrim atje (azil). Për këtë arsye Nazmiu ishte përfshirë në skemën e përfituesve për personat e riatdhesuar sipas Rregullores  së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Departamenti për persona të riatdhesuar, në kuadër të MPB-së. Madje, Ismajli është i riatdhesuari që ka përfituar më së shumti nga skema e lartpërmendur, pasi që përveç ndihmave të parapara për ushqim, veshmbathje e të tjera, i është paguar qiraja për pesë vjet me radhë, ani pse Rregullorja e lartpërmendur nuk lejon që kjo  mbështetje për të riatdhesuarit të jetë më e gjatë se një vit”, thuhet në njoftimin për media.


“Mirëpo, kur Nazmiu është ftuar për të marrë vendimin mbi ndërprerjen e pagesës së qirasë, që e kishte marrë Komisioni komunal për riintegrim, për shkak se në rastin e tij ishte shkelur rregullorja e lartpërmendur, ai fillimisht e ka ofenduar dhe kërcënuar rëndë verbalisht koordinatorin Sadiku dhe më pastaj edhe e ka sulmuar fizikisht në zyrën e tij”, thuhet më tej një njoftim.

“Sadiku rastin e ka paraqitur në stacionin jugor të policisë së Kosovës në Mitrovicë, e cila është duke i ndërmarrë procedurat e nevojshme ndaj qytetarit Nazmi Ismajli. Ky person tri javë më parë e kishte kërcënuar rëndë edhe zyrtarin e zyrtarin e MPB-së të këtij sektori, Fisnik Leku, i cili punon në të njëjtën zyrë me Sadikun”.

Rastin e sulmit të zyrtarit komunal për kthim e riintegrim të qytetarëve, e ka dënuar ashpër kryetari i Komunës, Agim Bahtiri. Ai kërkon nga policia e Kosovës dhe organet e hetuesisë që të ndërmarrin masa të menjëhershme ligjore ndaj sulmuesit, në mënyrë që  rastet e këtilla të mos përsëriten më. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori