Telegrafi

Dani Alves ende nuk ka nënshkruar me Juventusin

Juventusi ka bërë ofertë për Dani Alvesin, por ende nuk ka marrëveshje për lojtarin.

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, do të mbetet pa kontratë, por duhet të gjejë skuadër para 5 qershorit pasi kontrata me Barcelonën i vazhdohet automatikisht deri më 2017.

“Dani Alves ende nuk ka nënshkruar asgjë me askënd, pra nuk e di se ku i merrni ju këto informacione”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Ai ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit të ardhshëm, dhe nëse nënshkruan ndonjë gjë ne do ta bëjmë publike”.

“Juventus ka bërë ofertë dhe janë takuar me mua, por Dani Alves nuk ka nënshkruar asgjë” ka thënë agjentja e lojtarit Santa Ana da Silva Dinorah. /Telegrafi/