Damian Lillard sërish është fitues i garës për tre pikë në NBA All-Star.

Ylli i Milwaukee Bucks ka qenë fantastik duke e mbrojtur titullin e kampionit të fituar një vit më parë.


Në gjuajtjen me tre pikë, Damian Lillard festoi për të dytin vit radhazi, duke mundur në finale Karl-Anthony Towns dhe Trae Young.

Kështu, Lillard u bë i pari që fitoi garën e tre pikëve dy vjet radhazi pas Jason Kapon, i cili e bëri atë në 2007 dhe 2008, ndërsa Larry Bird dhe Craig Hodges janë rekordmenët me nga tre tituj secili.

Ka qenë një garë shumë e ngushtë tetë basketbollistë që ishin fillimisht në garë për ta fituar çmimin.

Përveç Lillard si fitues dhe Towns e Young si finalist, në këtë garë morën pjesë edhe Malik Beasley, Jalen Brunson, Tyrese Haliburton, Lauri Markanen dhe Donowan Mitchell. /Telegrafi/

telegrafi sport app