Armend Dallku e ka nisur me fitore aventurën si trajner i skuadrës së parë të Prishtinës.

Tekniku vushtrrias debutoi në bankinën e kryeqytetasve në derbi ndaj Gjilanit, ku triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1.


Dallku ka thënë fillimisht se është gëzuar më shumë për lojtarët dhe ekipin se sa për vete.

“Të them të drejtën sot jam i gëzuar më shumë për lojtarët dhe ekipin sesa për vetën që debutova me fitore, sepse rezultatet e klubit nuk ishin deri më tani të kënaqshme”, tha fillimisht Dallku për Supersport.

Dallku ka përgëzuar lojtarët si dhe dy tifo grupet Plisat e Skifterat.

“Klubi mbeti në situatë të vështirë pas largimit të ish trajnerit, me një ditë stërvitje nuk më mbeti asgjë vetëm të bëjë disa ndryshime në formacion”.

4.Pri Gjl 2 1 22shtator2019

“Jemi munduar t’i mbulonim pikat e dobëta tona dhe i përgëzoj lojtarët dhe tifozët si Plisat ashtu edhe Skifterat për paraqitjet e tyre sot”.

Krejt në fund ish-kapiteni i Prishtinës foli edhe për lënien në bankë të Meriton Korenicës.

Lëndimi i Januzit, mos inkuadrimi i Korenicës?

“Prishtina nuk është vetëm Januzi dhe Korenica por ka 25 lojtar dhe gjithë janë aty për të luajtur, normalisht ishte zgjedhje e imja që mos të ishte Korenica në lojë duke parë kundërshtarin”, përfundoi Dallku. /Telegrafi/

telegrafi sport app