Dashuria dhe seksi nuk janë e njëjta gjë. Dashuria është një emocion apo ndjenjë dhe nuk ka një definicion të caktuar për dashurinë, sepse fjala ‘’dashuri’’ mund të nënkuptoi shumë gjëra të ndryshme për shumë njerëz të ndryshëm.
Në anën tjetër, seksi, është akt biologjik. Pra, edhe pse ekzistojnë lloje të ndryshme të seksit, shumica e akteve seksuale kanë gjëra të përbashkëta.
Dallimet mes dashurisë dhe seksit:
– Dashuria është ndjenjë (emocion).
– Nuk ka ndonjë definicion të ‘’saktë’’ të dashurisë për çdo njeri.
– Dashuria përfshinë romancën dhe tërheqjen për partnerin.
Seksi:
– Seksi është një akt fizik mes dy personave.
– Ka lloje të ndryshme të seksit, por që të gjitha kanë gjëra të përbashkëta.
– Mund të ndodhë mes femrës dhe mashkullit, mes dy femrave, mes dy meshkujve, ose mund të bëhet vet (masturbimi).
Mënyra për ta shprehur dashurinë pa seks
Ka mënyra të panumërta jo seksuale për ta shprehur dashurinë. Mund t’i tregoni që kujdeseni për të duke kaluar kohë me të. Shkoni në kinema. Ose vetëm dilni dhe flisni. Nëse jeni me dikë që ju pëlqen, çdo gjë që bëni mund të jetë kënaqësi.
Ka edhe mënyra se si të ndihesh afër me partnerin fizikisht, edhe pa pasur marrëdhënie seksuale. Këtu përfshihen puthjet, përqafimet, prekja e deri tek kujdesia për njëri tjetrin. Vetëm mbani mend, nëse nuk jeni të kujdesshëm, këto akte mund t’ju dërgojnë deri tek marrëdhënia seksuale. Planifikoni paraprakisht se deri ku dëshironi të shkoni, pastaj përmbajuni limiteve. Mund të jetë e vështirë të thoni “jo” dhe t’i përmbaheni kur gjërat bëhen të ‘nxehta’ dhe të ‘rënda’. /Telegrafi/