Dallgët i marrin jetën pushuesit 55-vjeçar në Velipojë

Një 55-vjeçar u mbyt këtë të hënë në plazhin e Velipojës.
Shkak për vdekjen e tij u bënë dallgët e krijuara prej motit të keq.
Mësohet se në rrezik për t’u mbytur ishin tre pushues, por dy prej tyre u shpëtuan në kohë.
Sot, në plazhin e Velipojës ka pasur shumë dallgë, por kjo nuk ka frenuar pushuesit për t’u futur për t’u larë. /Vision Plus/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































