Dallas Mavericks ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes ë NBA.

Skuadra nga Teksasi i ka dhënë fund serisë fantastike të Lakers prej 10 fitoreve radhazi duke triumfuar në Staples Center me 14 pikë diferencë 110:114.


Luka Doncic si gjithnjë ishte më meritori për këtë fitore të Mavericks me 27 pikë, nëntë kërcime e 10 asistime.

Me lojë të mirë u dallua Delon Wright që shtoi 17 pikë e nëntë asistime.

download

Te Lakers më të dalluarit ishin dyshja Anthony Davis me 27 pikë e 10 kërcime si dhe LeBron James që shtoi 25 pikë të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Për Mavericks kjo ishte fitorja e 13-të këtë edicion në NBA derisa ka pësuar edhe gjashtë disfata.

Në anën tjetër Lakers vazhdojnë të mbesin skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit me 17 fitore e tri humbje. /Telegrafi/ Rezultatet:

Brooklyn Nets - Miami Heat 106:109

Minnesotta Timberwolves - Memphis Grizzlies 107:115

New York Knicks - Boston Celtics 104:113

LA Lakers - Dallas Mavericks 100:114

Detroit Pistons - San Antonio Spurs 132:98

New Orealns Pelicans - Oklahoma City Thunder 104:107

Orlando Magic - Golden State Warriors 100:96

Toronto Raptors - Utah Jazz 130:110

LA Clippers - Washington Wizards 150:125

telegrafi sport app