Vetëm 40 për qind e qytetarëve të Kosovës me të drejtë votë kanë dalë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor. Këto të dhëna dalin nga rezultatet e prezantuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, lista e votuesve kalon shifrën prej 1.8 milionë persona me të drejtë vote.
Nga këto vota, koalicioni nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, ka fituar mbi 34 për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje fitoi 27 për qind, kurse koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike e Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës ka fituar mbi 25 për qind të votave.
Njohësit e proceseve zgjedhore konsiderojnë se përqindja e prezantuar e daljes së votueseve nga KQZ-ja nuk është e saktë pasi që, sipas tyre, lista e votuesve nuk është pastruar me emrat e personave që nuk jetojnë më dhe nuk është përditësuar.
Njohësi i proceseve politike, Adnan Merovci, ish-kryeshef ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë se përqindja e daljes së votuesve e proklamuar nga KQZ-ja, nuk është reale.
“Numri 40 për qind nuk e paraqet numrin real. Është një numër pak më i madh dhe mund t’i afrohet fjala vjen 50 përqindëshit apo edhe më shumë. Megjithatë, edhe kjo shifër është e vogël në krahasim me pretendimet dhe le të themi edhe me pritjet që duhet të jenë në rastin e Kosovë”, tha Merovci.
Po ashtu, edhe Valmir Ismajli nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”, shprehet se dalja e votuesve në zgjedhje e proklamuar nga KQZ-ja, nuk është reale. Sipas tij, edhe nëse dalja e votuesve është e vogël, kjo për faktin se partitë politike nuk janë duke ofruar programe e projekte të duhura për qytetarët.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur po ashtu se në një numër i konsiderueshme i qytetarëve kur kanë votuar i kanë bërë të pavlefshme fletëvotimet. KQZ-ja ka treguar se janë mbi 50 mijë fletëvotime të pavlefshme. Njohësit e proceseve zgjedhore thonë se ky fakt duhet të jetë shqetësues për partitë politike dhe institucionet.
Sidoqoftë, partitë politike në Kosovë, por edhe vëzhguesit, duke lënë anash pjesëmarrjen e ulët, zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit i kanë vlerësuar të suksesshme dhe demokratike. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-46-780x439.jpg)
Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk
![Trashëgimia e Lirisë - Vetura e heronjve të Kosovës në Oldtimer Fest Kosova 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fcdab76e-9b4f-4bec-adda-edb315d0d942-780x439.jpg)
Trashëgimia e Lirisë - Vetura e heronjve të Kosovës në Oldtimer Fest Kosova 2025
![A do të blinit një veturë të verdhë? Këtu janë ngjyrat e veturave që po dominojnë rrugët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-19-780x439.png)
A do të blinit një veturë të verdhë? Këtu janë ngjyrat e veturave që po dominojnë rrugët
![Dështon bashkimi me Hondan, Nissan njofton masa drastike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_13-18-780x439.png)
Dështon bashkimi me Hondan, Nissan njofton masa drastike
![Cybertruck ndryshon ngjyrën në vetëm pak minuta për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/51925a24-60c3-4ab5-9c7a-9c198907a928-780x439.jpg)
Cybertruck ndryshon ngjyrën në vetëm pak minuta për "vetëm" 2000 dollarë
![Morën një Toyota që e blenë për 100 dollarë dhe bën një kopje të veturës tre milionë dollarëshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-87-780x439.jpg)
Morën një Toyota që e blenë për 100 dollarë dhe bën një kopje të veturës tre milionë dollarëshe
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim