LAJMI I FUNDIT:

Dalin shifrat, Ministria e Arsimit dhe ajo e Punëve të Jashtme çerdhe për militantët partiakë (Infografikë)

Dalin shifrat, Ministria e Arsimit dhe ajo e Punëve të Jashtme çerdhe për militantët partiakë (Infografikë)
Objekti i Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit dhe ajo e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës janë dy dikasteret që janë përdorur më së shumti për punësimin e militantëve partiakë. Në këto dikastere, për nga numri i të punësuarve, prijnë PDK dhe LDK, ndërsa edhe subjektet tjera, kanë të emëruar në pozita të ndryshme.

Ministria e Arsimit dhe ajo e Jashtme po dalin të jenë dy dikasteret që kanë gjet “strehë” më së shumti për militantët partiak.

Partitë politike, Ministrinë e Arsimit e kanë përdor më së shumti për këtë. Pos emërimeve direkte në këtë institucion, është përdorë edhe ndikimi që kanë pasur partitë, për të emëruar edhe rektorë, prodekanë e anëtar të Këshillit Drejtues të universiteteve publike në Kosovë, raporton RTV Dukagjini.


Të punësuarit e PDK-së në MASHT sipas hulumtimeve nga organizata Çohu

Sipas raportit të organizatës Çohu, PDK prinë në numër me 20 të punësuar, e LDK me 17 të tjerë.

Të punësuarit e LDK-së në MASHT sipas hulumtimeve nga organizata Çohu

Partia e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Ministrinë e Arsimit, punësimi partiak kap shifrën e 4 personave që përfshinë prodekan, prorektor e anëtar të Këshillit Drejtues, përcjell Telegrafi.

Të punësuarit e AAK-së në MASHT sipas hulumtimeve nga organizata Çohu

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit në MASHT me punësimet partiake arrin në 5.

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Nisman Social Demokrate ndajnë nga një person në MASHT, njëra është anëtare e Bordit në Universitetin e Pejës, e tjetri Dekan.

Ministria e Punëve të Jashtme, gjithashtu është njëra ndër dikasteret ku punësimet partiake kanë zënë vend. PDK këtu llogaritë 18 persona të punësuar, e LDK me 6.

AAK nga ana tjetër, ka përdor fuqinë politike për të emëruar ambasador e konsuj. AKR nga ana tjetër ka një ambasador./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori