LAJMI I FUNDIT:

Dalin detaje të reja për vdekjen e Maradonës

Dalin detaje të reja për vdekjen e Maradonës

Trajtimi mjekësor që mori Maradona ishte shumë i keq, prandaj ai vdiq. Ka kaluar pothuajse një vit nga vdekja e Diego Armando Maradonës, por detaje të reja vazhdojnë të dalin mbi ditët e tij të fundit.

Këtë herë, për t’i zbuluar ato mendon Matias Morla, ish-avokat i “Pibe de Oro”, i cili në dëshminë e tij të fundit gjyqësore drejton gishtin nga mjekët.

“Kishte shumë gabime, prandaj Diego vdiq, u fry, u fry i gjori – derisa i plasi zemra”, ka thënë Morla për shtypin ndërsa po largohej nga zyra e prokurorit të San Isidros, ku dha një dëshmi të gjatë për tri orë.


Psikiatrja e Maradonës hedh poshtë fajin për vdekjen e legjendës së futbollit
Lexo po ashtu Psikiatrja e Maradonës hedh poshtë fajin për vdekjen e legjendës së futbollit

Procesi vazhdon pa pushim për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së Maradonës. Hetimet po analizojnë përgjegjësinë e shtatë punonjësve shëndetësorë, përfshirë neurokirurgun Leopoldo Luque, i dyshuar për vrasje nga pakujdesia, një vepër që përfshin dënime nga 8 deri në 25 vite burg.

Morla e quajti të çmendur vendimin e familjes për ta trajtuar Maradonën në shtëpi.

Shtatë mjekë të përfshirë në vdekjen tragjike të Maradonës - zbulohen disa audioincizime
Lexo po ashtu Shtatë mjekë të përfshirë në vdekjen tragjike të Maradonës - zbulohen disa audioincizime

“Është çmenduri, sepse sipas mjekëve, Diego nuk mund të largohej nga klinika Olivos”. Akuza bazohet në supozimin se Maradona mori kujdes të pamjaftueshëm nga anëtarët e ekipit mjekësor, të cilët, edhe duke e ditur se mund të vdiste, nuk bënë asgjë për ta parandaluar këtë.

Komisioni mjekësor prej 20 ekspertësh konstatoi se Maradona qëndroi në agoni për orë të tëra dhe u braktis në fatin e tij, ndërsa vlerësoi se ekipi mjekësor i drejtuar nga Luque ka aplikuar trajtim “të pamjaftueshëm, të mangët dhe të pamatur”.

Vdekja e Maradonas mund të shmangej dhe përgjegjësitë do t’u atribuohen mjekëve – thuhet në raportin mjekësor të caktuar nga gjykata
Lexo po ashtu Vdekja e Maradonas mund të shmangej dhe përgjegjësitë do t’u atribuohen mjekëve – thuhet në raportin mjekësor të caktuar nga gjykata

Morla deklaroi se herën e fundit që e pa Maradonën, më 16 nëntor, “ai kishte një zë të çuditshëm, robotik, shumë të lartë dhe me ndërprerje. I informova të gjithë në shtëpi për gjendjen në të cilën ishte Diego”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori