Mirlind Daku është duke e gjetur formën e tij më të mirë te skuadra e Osijekut.

Të dielën, ai u inkuadrua si zëvendësues dhe arriti të shënojë dy gola kundër HNK Gorica, në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-2.


Faqja e statistikave, SofaScore, ka publikuar njëmbëdhjetëshin më të mirë të javës për Ligën e Kroacisë.

Team of the Week provided by SofaScore LiveScore

Sulmuesi nga Kosova është pjesë e këtij formacioni, njëherësh lojtari që ka notën më të lartë, 8.5.

Pjesë e formacionit më të mirë është edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, i cili luan te Lokomotiva e Zagrebit. /Telegrafi/

telegrafi sport app