LAJMI I FUNDIT:

Daka: Reforma zgjedhore e domosdoshme

Daka: Reforma zgjedhore e domosdoshme

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, thotë se sistemi zgjedhor në vend ka nevojë për reformë.

Sipas saj duhet të qartësohen shumë çështje në mesin e tyre edhe votat jashtë Kosovës.

Edhe çështje teknike duhet që të evitohen tha ajo, në mënyrë që mos të përsëriten problemet e njëjta ditën e zgjedhjeve.


“Po tashmë është evidente se duhet të kemi një reformë zgjedhore. Ka shumë çështje të cilat duhet të ndryshohen, ka çështje të cilat duhet të qartësohen e në mesin e tyre ka qenë edhe vota jashtë Kosovës, vota nga diaspora, mënyra se si ata votojnë”, tha ajo për Ekonomia Online.

“Afatet kohore të gjitha këto pra përveç shumë çështjeve tjera teknike të cilat duhet të rregullohen me ligjin mbi zgjedhjet, pastaj  zgjedhja e krye shefit e cila tashmë na është bërë një barrë për shkak që disa herë kemi probleme lidhur me këto përzgjedhje, çështjet teknike të cilat kanë direkt implikim në ditën e zgjedhjeve”.

Tutje, Daka tha se përkundër sfidave që janë përballur këtë vit si pasojë e pandemisë, kanë arritur që të përfundojnë me sukses një proces zgjedhor, atë në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

“Po ka qenë një vit i vështirë, jo vetëm për KQZ-në, por për te gjithë ne si qytetarë edhe si bartës të institucioneve”.

“Megjithatë ne e kemi përfunduar një proces zgjedhor me sukses, jam e kënaqur që përkundër faktit se jemi në kohë pandemie, kemi arritur që të realizojmë zgjedhje të mira, të cilat janë pranuar nga të gjithë”.

Më tej, Daka njoftoi se KQZ-së i është zvogëluar buxheti për vitin 2021.

“Po në fakt neve na është zvogëluar buxheti, sikur të gjitha institucioneve, dhe meqenëse, në vitin e ardhshëm i kemi vit zgjedhor, pra i kemi zgjedhjet e rregullta lokale, do të shohim se sa do të ketë ndikim. Ende nuk mundemi me dhanë një konstatim”, u shpreh ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori