Daka: Për rezultate, referojuni faqes së KQZ-së

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën për media të para pak çastesh ka thënë se shumë shpejt do të bëhet i ditur edhe rezultati preliminar i zgjedhjeve të parakohshme në faqen zyrtare të KQZ-së.
Ajo ka sugjeruar që për rezultate duhet referuar në faqen zyrtare të KQZ-së ku vazhdimisht po jepen rezultatet preliminare.
Daka ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në votime, duke i dhënë vendit një pamje të mirë para botës.
Duke folur rreth rënies së faqes së KQZ-së, Daka ka arsyetuar një gjë të tillë me fluksin e lartë të vizitorëve.
“Ka pasur rënie për shkak të fluksit të lartë të klikimeve dhe është aktivizuar sistemi mbrojtës i faqes”, ka thënë ajo.
Nga
Telegrafi
11/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































