LAJMI I FUNDIT:

Daka: Ka pasur ‘supermen’ që ka votuar dhjetë herë

Daka: Ka pasur ‘supermen’ që ka votuar dhjetë herë

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se vëmendje të veçantë në fazën e numërimit marrin edhe votat me kusht.

Ajo ka theksuar se mund të ketë raste ku votat me kusht mund të jenë të dyfishta, por të gjitha ato vota identifikohen në fund.

“Listat skanohen dhe vërtetohen. Vota me kusht anulohet në rast se del që dikush ka votuar dy herë, dhe rasti shkon në prokurori. Kemi pasur një supermen që ka votuar dhjetë herë”, ka thënë Daka, në “Zona B” të Klan Kosovës.


Më tej ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke u punuar pa ndalur, madje e ka bërë krahasimin me punën më minierë.

“Do të mundohemi me të gjithë forcat që t’i kryejmë procedurat.  Sot isha përsëri në QNR dhe shoh se atje punohet pa ndërprerë, si në minierë”, ka thënë ajo.

“Kam bindjen që do të kemi shumë më pas kuti për rinumërim. Askush nuk është më i lumtur se ne kur i heqim qafe rezultatet”, ka thënë ajo.

Daka ka thënë se janë duke punuar më intensivisht se kurrë në numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve.

“Punëtorët janë duke punuar me tre turne – pra 24 orë, që të bie presioni i të gjithëve që ta kemi rezultatin e saktë”, ka thënë Daka.

“Të gjithë ata që plasojnë rezultate po krijojnë stres te kandidatët edhe të subjektet”, ka thënë Daka për rezultatet që po publikohen nëpër rrjetet sociale.

“Kemi shumë pak kuti për t’i rinumëruar, por më së largu dy javë do t’i kemi rezultatet”, ka thënë Daka.

“Lus të gjithë që presin sepse ajo që del nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është e vërtetë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se rezultate tjera vetëm po krijojnë keqkuptim ndërmjet kandidatëve, ‘bëjnë presion dhe ky presion po baretet edhe tek ta’. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori