“Është e di sa ta herë që ndodh dhe është bërë shqetësuese tashmë. Të shpresojmë se do përmirësojmë gabimet në mbrojtje, sepse ne nuk meritojmë te humbim kështu me gabimet tona. Kemi humbur gjashtë pikë deri tani, kjo është për të ardhur keq”, deklaroi Dajaku për Gazetaolle.com.

Ai gabimet e mbrojtjes i quan foshnjore.


“Pa dashur me iu ul meritat e fitoreve ekipeve tjera, por fatkeqësisht kemi humb gjithë ato pike për shkak të disa gabimeve foshnjore në mbrojtje”.

Sipas ‘Talles’ ndeshjet e fundit nuk janë humbur për meritë të kundërshtarit po pikërisht për gabimet e mbrojtjes.

“Me vjen keq që sado që po shënoj në mënyrë që ekipi të marrë rezultate pozitive, ne po mundim veten në më shumë se tre raste radhazi. Ne kemi humb komplet për fajin tonë e jo që kundërshtari na ka dominuar”, përfundoi Dajaku. /olle/ 

telegrafi sport app