LAJMI I FUNDIT:

Daja i vlerëson fitoret ndaj Malishevës: Jemi me këmbë në tokë

Daja i vlerëson fitoret ndaj Malishevës: Jemi me këmbë në tokë
Foto nga arkivi

Ballkani ka fituar sërish ndaj Malishevës, kësaj radhe në kampionat me rezultat 2-0.

Ishte kjo fitorja e dytë e suharekasve ndaj malishevasve brenda katër ditëve pasi në Kupë kishin triumfuar 0-3.

Ilir Daja ka thënë se kanë marrë fitore shumë të vështira pasi kishin përballë një skuadër shumë të fortë si Malisheva që ka bërë futboll mjaftë të mirë.


“Luajtëm me Malishevën që në javët e fundit besoj se ka qenë ekipi më i mirë po t’i shohim pikët e fituara. Të dyja ndeshjet ishin të vështirë. Malisheva ka rritur niveli ne lojës”.

Ballkani mposht sërish Malishevën, kësaj radhe për pikë dhe rikthehet në krye të Superligës
Lexo po ashtu Ballkani mposht sërish Malishevën, kësaj radhe për pikë dhe rikthehet në krye të Superligës

“Dy ndeshjet brenda pak ditësh motivi nuk ishte i njëjtë. Ndeshjen e parë e fituam me gola. Kundërshtari kishte ndryshuar taktikë dhe na u desh kohë për t’u përshtatur. Të mposhtësh dy ndeshje vendin e katërt, besoj është gjë pozitive”, ka thënë Daja.

Krejt në fund Daja ka thënë se janë me këmbë në tokë pasi ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit.

“Kampionati është i hapur deri në javë ne fundit, pasi me pikë jemi aty. Jemi me këmbë në tokë. Vjet ishim më keq. Nëse jemi me këmbë në tokë dhe vazhdojmë, besoj se do të jemi konkurrenti kryesor për të marrë titullin e tretë në Kosovë”, ka theksuar Daja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori