LAJMI I FUNDIT:

Daja: Lojtarët nuk janë në formë, po marrim gola të lehtë

Daja: Lojtarët nuk janë në formë, po marrim gola të lehtë

Ballkani ka vazhduar pa fitore edhe në ndeshjen e tretë radhazi, ku kësaj radhe është ndalur nga Gjilani në barazim 1-1.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij po humbet shumë raste të pastra, derisa po pranojnë edhe gola të lehtë.

“Po humbim shumë raste dhe po marrim gola të lehtë. Sot luajtëm mirë dhe bëm gabimin që po na përsëritet. Kishim topin në posedim, pa presion të kundërshtarit, dhe gabuam”.


“Këto janë gabime psikologjike sepse duam të bëjmë më të mirën. Nuk jemi në formën më të mirë sepse lojtarët kryesorë nuk janë në formë”.

Ballkani vazhdon formën e dobët, ndalet nga Gjilani dhe mund ta humb pozitën e parë
Lexo po ashtu Ballkani vazhdon formën e dobët, ndalet nga Gjilani dhe mund ta humb pozitën e parë

Tutje Daja ka thënë se janë në garë për titull pasi deri në fund të kampionatit janë edhe 14 ndeshje për tu zhvilluar.

“Ata në zona të vogla dhe në finalizim kanë zgjidhje më të mira në momente të caktuara. Nuk është problem besimi, sepse besimi është maksimal”.

“Jemi në garë për titull sepse jemi lartë në tabelë dhe kanë mbetur edhe 14 ndeshje. Me gjithë kontingjentin e lojtarëve që kemi do të mundohemi deri në fund. Kemi probleme psikologjike dhe disa lojtarë nuk janë në formën më të mirë”, deklaroi Daja pas ndeshjes. /Telegrafi/