Ndonëse sezones verore i ka ardhur fundit, këngëtarja Dafina Zeqiri nuk e ka ndërmend të ndalet.
Artistja ka publikuar një tjetër projekt muzikor që këtë herë erdhi në bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon.
Kënga mban titullin “Xhane, xhane” dhe erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale, për të cilën u përkujdes ‘Entermedia’.
Ndërkohë, teksti i këngës u shkruan nga vet Dafina, reperi Elinel dhe 3dots.
E plotë kënga tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube.
Theksojmë që ky projekti i Dafinës vjen pas një seri të shumta koncertesh dhe mbrëmjesh muzikore për artisten, e cila gjithashtu solli disa projekte në një kohë të shkurtër.
Ndërsa, sa i përket jetës private, pak pas ndarjes me DJ Geek, këngëtarja e “Malli” tashmë ka nisur një romancë të re. /Telegrafi/