Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka porositur sot se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do t’i lejojë të marrë ulëse në OKB atëherë “kur të bëjë shelnja rrush”.
Shefi i diplomacisë serbe vuri në dukje se autoritetet e Prishtinës po dërgojnë mesazhe të larmishme, që nuk kanë të bëjnë me realitetin.
“Lidhur me çështjen e Kosovës duhet kërkuar një kompromis”, tha Daçiq, raporton B92. Ndërsa, lidhur me deklaratën e presidentit Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ka thënë se “ai duhet të thotë diçka, sepse po e sulmojnë nga të gjitha anët”, përcjell Telegrafi.
“Ata nuk duan të flasim për korrigjim, kurse e duan Preshevën dhe Bujanocin? Shumë janë të mençur. Dhe a e dini se kur do të ndodhë, që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe ne ta njohim si shtet? Kur sheljna të bëjë rrush”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Ambasadën greke në Beograd.
“Ata që e kanë njohur Kosovën, dhe kanë bërë marrëveshje me Martti Ahtisaarin, tani janë të habitur, sepse po flitet për kufijtë, kurse së pari e shpallën Kosovën shtet dhe rrënuan integritetin e Serbisë. Kjo do të thotë se ata nuk duan që të dëmtohet nga që ata e quajnë ‘shteti i Kosovës’”, thotë minsitri serb.
“Ne kemi dalë me disa propozime, por meqë ata janë kundër korrigjimit të kufirit, çfarë ata na propozojnë neve?”, ka pyetur Daçiq, duke thënë se pala tjetër, që nuk dëshiron korrigjime, dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe të fitojë Asociacionin për veriun e Kosovës. Unë them, harrojeni, nuk ka asgjë nga kjo”, tha Daçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame