LAJMI I FUNDIT:

Daçiq thotë se Serbia nuk mund ta njohë Kosovën në tërë territorin e saj

Daçiq thotë se Serbia nuk mund ta njohë Kosovën në tërë territorin e saj

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë në Beograd sot se nuk është realiste që vetëm Shtetet e Bashkuara të jenë të përfshira në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, një deklaratë të tillë e ka thënë gjatë një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm norvegjez, Inom Eriksen Soreide.

“Tani për tani nuk ka asnjë njoftim për ndonjë ndryshim në format dhe nuk parashikohet përfshirje e vendeve të tjera në dialog. Është e vështirë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen, e jo dikush tjetër, kjo nuk do të ishte reale”, citohet të ketë thënë Daçiq.


Ai tha se është thelbësore për Beogradin të arrijë një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, por që nuk mund të nënkuptojë që Serbia ta njohë Kosovën në të gjithë territorin e saj.

“Serbia nuk është pengesë për vazhdimin e dialogut, thjesht duam të heqim pengesat ekzistuese në mënyrë që të vazhdojmë”, ka thënë tutje Daçiq.

Kreu i diplomacisë serbe vlerësoi se shtyrja e takimit të udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës në Paris ka qenë humbje e një mundësie për të zhbllokuar dialogun. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori