Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se një pjesë e ndërkombëtarëve dhe shqiptarët e Kosovës janë duke e gënjyer presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Daçiq tha për RTS se shqiptarët nuk duan kompromis, por vetëm njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
“Nuk ka asnjë kërcënim që mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën si të pavarur”, tha ai.
Ai po ashtu beson se Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarohen a duhet të ekzistojnë ende marrëveshjet e Brukselit.
“Catherine Ashton, Hashim Thaçi dhe unë e kemi nënshkruar marrëveshjen, dhe unë nuk do ta bëja këtë po të mos ishte për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe. Serbia ka bërë shumë lëshime, duke përfshirë edhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme që ne të vazhdojmë debatin rreth asaj se a duhet këto marrëveshje të zbatohen”, thotë Daçiq.
Ministri serb ndër tjerash ka komentuar edhe deklarimin e Blerim Çollakut, shef i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, përcjell KosovaPress.
Çollaku kishte deklaruar se Rumania duhet që së pari ta njohë pavarësinë e Kosovës, para se të mundohen që të zgjidh problemin më mes të Serbisë dhe Kosovë.
Daçiq thotë se është “shumë turpëruese” kjo deklaratë e Çollakut.
“Unë nuk e di nëse ata po e kuptojnë që po mashtrohen nëse mendojnë që dikush do ta detyrojë Vuçiqin ta njohë Kosovën pa ndonjë kompromis”, thotë Daçiq.
Ai tutje shpjegon se Vuçiq “dëshiron që ta zgjidhë çështjen e Kosovës për të ardhmen, mirëpo ky është një gabim naiv dhe është gabim të besohet se ai mund ta bëjë këtë pa marrëveshje dhe kompromise të tjera”.
“Unë vazhdimisht i them Vuçiqit, e shoh që ai po ka probleme për shkak të një presioni të madh që po i bëhet Serbisë për shkak të raportit me Prishtinën në mënyrë që të kemi një rrugë drejt Evropës, mirëpo Prishtinës nuk po i kërkohet që të përpjekjet rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Duke pasur për bazë përvojën time, jam i sigurt dhe po e paralajmëroj Vuçiqin se ata po e gënjejnë, nuk duan kompromis, mirëpo duan njohjen e Kosovës”, tha Daçiq.
Shefi i diplomacisë serbe ka përsëritur se ka frikë që Vuçiq po gënjehet nga shqiptarët e Kosovës si dhe nga një pjesë e komunitetit të ndërkombëtarëve.
“Një pjesë e komitetit ndërkombëtar nuk ka për qëllim që të kërkojë kompromis, ata thonë që kjo temë është kryer në vitin 2008. A besojnë ata se ne do ta njohim Kosovën për shkak të anëtarësimit në BE? Epo, kush mund ta bëjë këtë? Secili duhet të turpërohet vetëm që të mendojë se dikush do ta bënte këtë. Çfarë lloji i shtetit do të ishte ai që do t’ia lejonte vetes një gjë të tillë? Askush s’do ta lejonte, kështu që jam i sigurt se as Serbia nuk do ta lejojë”, tha Daçiq.
Presidenti Vuçiq ka bërë të ditur se në muajin prill do të publikojë propozimin për Kosovën, gjë kjo e cila do ta pasojë dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi lidhur me Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kristof Le Rigoler: Nuk mund të ketë garanci absolute për rezultatin e procesit të eurointegrimeve
LSDM: Qeveria harxhon për luks, por nuk miraton rritjen e pagave për qytetarët
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë