LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Shqiptarët dëshirojnë të vijnë deri në Nish

Daçiq: Shqiptarët dëshirojnë të vijnë deri në Nish

Shqiptarët nuk e kuptojnë se situata dhe bota ka ndryshuar, tha sot në Soçi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Në një konferencë shtypi, pas takimit me diplomatin rus Sergej Lavrov, ai tha se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi e mungesës së gatishmërisë për kompromis.

“Të gjithë duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe në veri të Greqisë”, paralajmëroi Daçiq.


Sipas tij, kremtimi i datëlindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton ditë më parë në Prishtinë, “është i vetmi vend në botë ku festohet, përveç në shtëpinë e tij”. Kjo është, sipas tij, dëshmi se shqiptarët “kanë mbetur parapa me kohën”.

“Koha ka ndryshuar. Ajo që ata mendojnë, nuk ka asgjë prej saj”, tha Daçiq. /kp/Telegrafi/