LAJMI I FUNDIT:

Daçiq ofron mbështetjen e plotë për Vuçiqin: Në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe

Daçiq ofron mbështetjen e plotë për Vuçiqin: Në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe

Ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar për Tanjug se në emër të tij dhe të Partisë Socialiste, do t’i ofrojë mbështetje të plotë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në ato që ai i referohet si momente të vështira për Serbinë dhe popullin e saj.

“Jam i sigurtë që Aleksandar Vuçiq në mënyrën më të mirë do të ruaj paqen dhe të mbrojë qytetarët tonë dhe interesat nacionale gjatë takimeve në Bruksel. I bëjë thirrje të gjithë përfaqësuesve të vendeve të BE-së që deklarohen lidhur me atë se pala kosovare nuk po respekton asnjë marrëveshje të Brukselit, duke refuzuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe në mënyrë të njëanshme me veprimet e saj po rrezikon paqen”, tha ndër tjera ai.

Daçiq gjithashtu ka theksuar se rezultatet e takimit në Bruksel do të përcaktojnë zhvillimet e mëtejshme të situatës në Kosovë, që ka rëndësi të madhe për Serbinë dhe popullin e saj, transmeton Telegrafi.


“Për këtë duhet që të gjitha subjektet politike në Serbi të jenë të bashkuara në mbështetje të Vuçiqit, në këto ditë kur vendoset për luftë apo paqe në Kosovë”, tha për fund politikani serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori