Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën me asnjë çmim dhe se Serbia dëshiron të arrijë një kompromis për Kosovën.
“Nuk do ta njohim Kosovën për asnjë çmim, sepse nuk është në pyetje BE-ja apo Kosova. Ne nuk duam të na shtrohet ashtu pyetja. Duam zgjidhje paqësore, por jo poshtërimin e Serbisë”, tha Daçiq në Timisoara të Rumanisë, raporton “FoNet”.
“Ka probleme në Ballkan, por ato nuk duhet të jenë bazë për luftëra. Kërkohet më shumë mirëkuptim nga bashkësia ndërkombëtare dhe në këtë drejtim ne po përpiqemi për të udhëhequr një politikë të ekuilibruar të jashtme, e cila respekton të gjitha qëllimet tona strategjike”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.
Ai tregoi se qëllimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, por nuk mund të hyjë deri sa të arrijnë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën, duke pyetur nëse dikush në BE e di se çfarë duhet të shkruhet në atë marrëveshje dhe nëse kjo do të thotë se Serbia duhet ta njoh Kosovën.
“Rumania dhe katër vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën do të thonë se kjo nuk është e domosdoshme, por shumë vende të tjera do të thonë se kjo duhet të bëhet. Nga ana tjetër, kjo hap dilemë në shoqërinë tonë – BE-ja apo Kosova. Këto janë pyetje shumë të vështira dhe duhet të ketë një mirëkuptim të thellë të atyre që flasin për të”, Daçiq.
Sipas tij, BE aktualisht ka probleme më të mëdha sesa anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por BE është një projekt i mirë për Serbinë.
Daçiq tha se stabiliteti rajonal është i rëndësishëm për stabilitetin e Evropës dhe për këtë arsye duhet të kërkohen kompromise, e jo të pranojnë akte të njëanshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles