Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kërkesat e disa vendeve anëtare të OKB-së për ndërprerjen e mbajtjes së seancave të KS për Kosovën dhe mbylljen e punës së UNMIK-ut, duke thënë se situata në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë.
“E vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndrueshme është dialogu dhe duhet të vazhdohet me këtë dialog, dhe KS duhet të ndihmojë për gjetjen e zgjidhjes dhe kjo është e rëndësishme për stabilitetin e tërë rajonit. Kërkesat për të ndryshuar mandatin e UNMIK-un realisht nuk ndihmojnë në arritjen e këtyre qëllimeve”, tha ai.
Daçiq tha se duhet të arrihen marrëveshje të nënshkruara me palën kosovare në Bruksel pa kushte shtesë.
Ai iu ka referuar edhe raportit tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, tha se janë të shokuar nga vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviq, autorët e vrasjes të të cilit ende nuk janë sjellë para drejtësisë ndonëse nga Prishtina zyrtare ishte premtuar se do të bëjnë çmos për zbardhjen e këtij rasti, transmeton KP.
Kryediplomati serb ka përmendur edhe rastin e arrestimit të Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës, duke e quajtur këtë ‘sjellje të pahijshme nga institucionet e Kosovës’.
Ai ka thënë se arrestimi i paligjshëm i Gjuriqit, rrahja e tij dhe zvarritja e tij me një urrejtje nëpër rrugët e Prishtinës ishte poshtërim i paprecedent në historinë e diplomacisë.
“Si mund të ulet serish Gjuriq në tavolinën e bisedimeve pas një trajtimi të tillë”, tha ai, duke shtuar se nuk është e vërtetë se njoftimi për vizitën e tij është bërë me vonesë.
“Ky është akt provokimi që ka rrezikuar dialogun. Është një dëshmi për brishtësinë e situatës në Kosovë. Jemi zhgënjyer me mungesën e reagimit të shpejtë të BE-së”, është shprehur Daçiq.
Ai ka akuzuar edhe KFOR-in se ka mbyllur sytë para Policisë së Kosovës ndërsa ishte në aksion për arrestimin e Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-hoteli-780x439.jpg)
Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë
![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit e 41 të tjerëve mbetet në sirtar të gjykatës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Milan-Radoicic1-1-1-780x439.jpg)
Aktakuza ndaj Milan Radoiçiqit e 41 të tjerëve mbetet në sirtar të gjykatës
![Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-NATO-780x439.jpg)
Kurti takoi Gjenerallejtënantin Fenzel, flasin për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në nisma të udhëhequra nga SHBA
![Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kutia-vota-780x439.jpg)
Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim
![KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-votave-e1739639847666-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara