LAJMI I FUNDIT:

Cybertrucku “fluturon” pasi niset nga pika 0 derisa priste në trafik

Cybertrucku “fluturon” pasi niset nga pika 0 derisa priste në trafik

Një video e re e publikuar së fundmi në internet tregon një Tesla Cybertruck si duket model kandidat lansimi, që lëviz me shpejtësi nga pika 0 derisa priste që semafori të bëhej jeshil në trafik.

E xhiruar dhe publikuar në YouTube nga Levi Filippi, videoja 53-sekondësh fillimisht u postua në forumin e Cybertruck Owners Club nga një një anëtar tjetër, por burimi origjinal u zbulua më vonë, transmeton Telegrafi.

Vlen të përmendet se videoja është më shumë diçka argëtuese, pasi nuk e dimë se çfarë shpejtësie kishte arritur Cybertruck para se të frenonte apo çfarë shpejtësie pati pasi u nis përsëri.


Kështu, të gjitha makinat e tjera që prisnin në semafor mbetën mbrapa pas kamionçinës përshpejtuese, duke përfshirë një Ford F-150 me djegie të brendshme që dukej sikur po përpiqej të ndiqte Cybertruck-un.

Gjithashtu është mjaft e qartë se kamionçina elektrike që u filmua disa ditë më parë ishte një e ashtuquajtur njësi RC, duke gjykuar nga ‘stickerat’. Me fjalë të tjera, është një model i para-prodhimit.

Ende nuk dihet se kur Tesla do të bëjë debutimin zyrtar të kësaj kamionçine. /Telegrafi/