LAJMI I FUNDIT:

Cybertruck në terrenet e testimit dimëror, bën ‘drift’ në akull

Cybertruck në terrenet e testimit dimëror, bën ‘drift’ në akull

Një prototip i Tesla Cybertruck u pa duke bërë ‘drift’ në akull dhe duke testuar sistemin e pezullimit në dëborë si pjesë e një testimi të fundit dimëror në Zelandë të Re.

Cybertruck është padyshim vetura më e shumëpritur elektrike që pritet të lansohet këtë vit, transmeton Telegrafi.


Shumë njerëz i kanë qëndruar afër përditësimeve rreth asaj se kur mund të fillojnë dërgesat e para dhe në çfarë vëllimi.

Muajin e kaluar, Tesla gjithashtu është parë kur solli një prototip të Cybertruck për ta testuar në terrenet e dimrit në Zelandë të Re.

Ky zakonisht besohet të jetë një nga hapat e fundit përpara se Tesla të nisë prodhimin e një automjeti të ri.

Kamionçina elektrik u pa duke u testuar në terren dimëror. Ne madje mund të shohim se si Cybertruck bën ‘drift’ në akull. /Telegrafi/