Porti spanjoll i Algeciras në prill 2018. Rregullisht autoritetet zbulojnë këtu pako me drogë, shumica e ardhur nga Amerika Jugore.
Por ajo që hetuesit zbuluan një ditë mes bananeve ishte sulmi më i madh kundër trafikantëve të kokainës në Europë.
Rreth 9 tonë drogë konfiskohen në kontejnerë brenda një dite në prill, sasia më e madhe e kokainës që është siguruar nga autoritetet ndonjëherë në Europë, u shpreh ministri i Brendshëm i Spanjës. Vlera në treg gati një gjysmë miliardë euro.
Cunami i kokainës nuk ndërpritet
Kjo sasi rekord është treguese e një fenomeni, të cilin hetuesit gjermanë e policia e quajnë “cunami nga Amerika Jugore”.
Sipas një vlerësimi të Zyrës Federale të Kriminalistikës në Gjermani, që zotëron transmetuesi publik, NDR në vitin 2018 është rritur sasia e konfiskuar e kokainës në Gjermani. 608 tonë u siguruan në Gjermani deri në nëntor të këtij viti.
Christian Hoppe drejton sektorin e luftës kundër drogës në Zyrën Federale të Kriminalistikës.
Sipas tij, arsyeja kryesore për këtë përmbytje me kokainë qëndron “në radhë të parë tek sasitë e mëdha të prodhuara në shtete si Kolumbia, Peruja dhe Bolivia”.
Kokaina sot prodhohet në mënyrë eficiente, kështu nga një korrje kokaine përftohet më shumë kokainë se sa para disa vitesh.
Produkt i pastër dhe kriminalitet i lartë
Sipas një studimi të Qendrës Europiane për Drogën dhe Varësinë prej saj (EMCDDA), vazhdimësia e fluksit të madh të futjes së drogës ka bërë që të ruhet droga e pastër në shitjen nëpër rrugë me të njëjtin çmim.
Sipas informacioneve të NDR-së, autoritetet madje janë të mendimit se çmimet për shitjen me shumicë të kokainës po bien.
Por Allesandro Pirona nga EMCDDA paralajmëron se rritja e konkurrencës po e brutalizon gjithnjë e më shumë tregun e kokainës në Europë.
“Ne shohim porositje vrasjesh, rrëmbime, dhunë kundër policëve dhe përpjekje për frikësim të punëtorëve të portit”.
Deri më tani në fokus të autoriteteve ishin Belgjika dhe Holanda.
Me dy portet e tyre, Roterdami në Holandë dhe Anversi në Belgjikë, këto vende janë parë si portat kryesore të hyrjes së kokainës në Europë.
Eksperti i kriminalistikës, Christian Hoppe sheh rrezikun që rritja e konkurrencës mes rrjeteve të ndryshme kriminale të çojë edhe në rritjen e dhunës në Gjermani, për shembull përmes “eliminimit pa droje” të konkurrencës.
Rrjetet kryesore nga Ballkani Perëndimor dhe Maroku
Tregu i kokainës në Europë sundohet sot nga disa rrjete kriminale. Veçanërisht prezente, janë rrjetet kriminale nga Ballkani Perëndimor dhe Maroku, thonë autoritetet. Por edhe N’Drangheta nuk mbetet pas. Në një aksion të gjerë ndërkombëtar kundër mafias italiane në dhjetor 2018 u siguruan 4 tonë kokainë tek anëtarë që mendohet se janë pjesë e N’Dranghetas.
Sipas ekspertit Christian Hoppe, fitimet në miliarda në tregun e madh të drogës nuk përdoren thjesht për të financuar stilin luksoz të jetesës së disa bosëve të drogës.
Tregtia me drogë shërben si “katalizator”, thotë Hoppe, për të kaluar në aktivitete të tjera kriminale si kontrabandën me njerëz, larjen e parave, vjedhjen.
Nga ana tjetër fitimet ilegale depërtojnë gjithnjë e më shumë ne ekonominë legale duke e minuar këtë nga brenda.
Më shumë kokainë në kanalizime
Kokaina në Gjermani nuk është më një drogë që e përdorin ata që kanë para. Punonjësit socialë raportojnë për të prekur nga të gjitha shtresat e shoqërisë, studentë por edhe punëtorë në ndërtim, artistë por edhe bankierë.
Prova të marra nga kanalet e ujërave të bardha e të zeza nga dhjetë metropole europiane, mes tyre, Barcelona, Parisi, Oslo,… tregojnë një rritje masive të mbeturinave të kokainës.
Sipas Allesandro Pironas, produktet e kokainës konsumohen sot nga gjithnjë e më shumë konsumatorë.
Prandaj sipas tij rrjeteve kriminale iu duhen vënë përballë “rrjete të autoriteteve penale” që shkëmbejnë informacione në kohën e duhur për të marrë masat e duhura. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Musk thotë se i gjithë stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën e tyre ose të humbasin vendet e punës

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë