Çun Lajçi i drejtohet Kadri Veselit me një poezi

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, tashmë disa herë ka reaguar lidhur me proceset politike në vend, duke iu drejtuar liderëve politikë me mesazhe e poezi.
Kësaj radhe përmes një postimi në “Facebook” iu ka drejtuar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke i propozuar që deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra t’ia recitojë një poezi kryetarit të saj, në mënyrë që ta kuptojnë se çka është përmbytja e Varkës Noes!
Kjo është porosia dhe poezia e Çun Lajçit:Z.Kadri Veseli, Blerta Deliut (artistes papagall pa skenë) ma mirë i bjen me ta recitue këtë poezi- se ndoshta e kuptoni ç’asht Varka e Noes! Ju, Fjala e numrat Ju fjalët i keni ato të vjetrat, Pa numra e lëkura Vetëm këmishat i keni zbardhue N’vend të fytyrave, E premtoni dhamë qumështi Në nofullat e thyeme grushtash Nga duert tueja ‘ të pastërta ‘ Tupanat i rrehni Për t’qenë e ardhmja jonë E mjerë. Unë s’kam fjalë t’bukura Si Ju Kam rrudha, ku muj me mshef Fytyrën time të skuqun Nga mashtrimet tuaja T’vjetra-t’reja! /Telegrafi/
















































