Çun Lajçi akuzon rëndë Isa Mustafën, e krahason me Ali Shukriun

Aktori i mirënjohur Çun Lajçi ka kritikuar Kryeministrin Isa Mustafa në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Lajçi me anë të postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se toka e Kosovës po i falen Malit të Zi.
Postimi i plot Lajçit:"Z.Kryeministër Isa Mustafa Për shtatdhjetë vitet e mia mbaj mend ta kemi mallkue Ali Shukriun që ia dha Serbisë Preshevë-Medvegjë-Bujanovc. Tani për 70 vitet e ardhshme do të mallkohesh Ti që po ia fal Malit Zi Zhlebin, Moknat e Çakorrin. Çka do t'falim mbas 70 viteve dhe kush do të jetë ai faqezi si Ju të dy! Por Aliu paska qenë pak ma i mirë se Ti, se bani tramp me shkijet e Leposaviqit e Zubin Potokut të cilëve sot e kësaj dite ua pamë sherrin. Po Ti çka fitove ? Spo flas fjalë t'mëdhaja pos po ta përkujtoj kangën... "t'zezen tande me nji parë pishtole"
Tash ik ma shpejt e strehohu të Ali Shukriu!" (sic), ka shkruar Lajçi.
















































