LAJMI I FUNDIT:

Crystal Palace – Manchester City, formacionet zyrtare

Crystal Palace – Manchester City, formacionet zyrtare

Crystal Palce dhe Manchester City i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 18:30, do të zhvillohet në stadiumin ‘Selhurst Park’, e që Citizens do të shpresojnë t’i marrin tri pikë.

Në këtë takim, ‘The Eagles’ nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Mamadou Sakhos dhe Connor Wickham që janë të lënduar.


Në anën tjetër, kampioni i ligës angleze do të jetë pa lojtarët si Aymeric Laporte dhe Leroy Sane, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Palaces: Hennessey, Ward, Tomkins, Cahill, Van Aanholt, Milivojevic, Kouyate, Schlupp, McArthur, Zaha, Ayew.

Formacioni startues i Cityt: Ederson, Cancelo, Fernandinho, Rodrigo, Mendy, Gundogan, Silva (C), De Bruyne, Bernardo, Sterling, Jesus. /Telegrafi/