Cristiano Ronaldo vazhdon me gola, shënon në miqësore ndaj Katarit
Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e radhës duke gjetur rrjetën në miqësoren e Portugalisë ndaj Katarit.
Portugalia ka shfrytëzuar pushimin ndërkombëtar për të aranzhuar një takim miqësore me kombëtaren arabe.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje që po zhvillohet në “Estodio Algarve” të Portugalisë u mbyll me epërsinë 1-0 të vendasve.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga ylli kryesor i kombëtares, kapiteni Ronaldo.
Ronaldo gjeti rrjetën nga afërsia në minutën e 37-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas asistimit të Diogo Dalot. /Telegrafi/
https://twitter.com/UnitedZonePod/status/1446927369873264648
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























