LAJMI I FUNDIT:

Cristiano apo Messi: Pyetja e Artë

Cristiano apo Messi: Pyetja e Artë

Cristiano Ronaldo ka luajtur secilën ndeshje deri më tani në ligë. Përgatitja e jashtëzakonshme fizike e tij është e pakrahasueshme me brishtësinë e argjentinasit. Të dy janë përballur me një periudhë të shpeshtë të ndeshjeve, por përgatitja e tyre fizike për këtë edicion ka qenë krejtësisht e ndryshme.

Asi i Real Madridit e ka thyer edhe një rekord këtë vit, pasi ka luajtur 1,170 minuta deri tani në La Liga. Përgatitje e jashtëzakonshme fizike e tij është e pakrahasueshme me brishtësinë e argjentinasit. Shumë ekspertë pajtohen se kujdesi i jashtëzakonshëm në ushtrime nga njëri, dhe ushtrimet fizike të stërngarkuara nga tjetri, janë arsyet kryesore për ndryshimet në paraqitjet e sivjetme të këtyre dy lojtarëve.

Cristiano përballë Messit përsëri? Për shumë njerëz, ky është edhe një shembull tjetër për të filluar diskutimin mes ‘Supermenit të bardhë’ në njërën anë, dhe ‘Heroit të plagosur’ të Blaugranave në anën tjetër. Kështu, përse pra merr primatin atleti i fuqishëm mbi gjeniun e lindur? Nëse i shikojmë me kujdes paraqitjet e tyre fizike deri tani në vitin 2013, është e pamundur të mos bëjmë krahasime. Njëri nuk mungon në asnjë ndeshje, ndërsa tjetri ka radhitur pesë lëndime të njëpasnjëshme këtë vit.


Messi nuk u ndal fare gjatë verës, duke udhëtuar mbi 40000 milje me aeroplan. Në mes të tjerash, përkushtimet ndaj sponsorëve të ndryshëm dhe disa ndeshje miqësore për fondacionin e tij, bënë që ai ta ketë vetëm një javë pushim në Ibiza. Dhe, siç pritej, tani ai po paguan çmimin për këtë.

Që nga ndeshjet e edicionit të kaluar përballë Bayern Munichut, Messi ka pasur një varg lëndimesh të ngjashme në vitin 2013. Ai u detyrua të qëndrojë jashtë fushe edhe gjatë sezonit të kaluar për të njëjtin problem, që u rishfaq në fund të shtatorit. Argjentinasi së fundmi u largua nga ndeshja ndaj Betisit pas vetëm 22 minutash, teksa Barcelona ka konfirmuar se ai do të mungojë në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme për shkak të dëmtimin në gjurin e majtë.

Messi vitin e kaluar theu çdo rekord të mundshëm, duke shënuar 91 gola gjatë tërë vitit kalendarik, gjë e cila ia siguroi Topin e Artë të katërt me radhë, mirëpo këtë vit gjërat nuk duken njësoj. Ai deri më tani ka shënuar vetëm 45 gola në 46 paraqitje, ndërsa portugezi Ronaldo është dukshëm para tij. Dhe, meqë votimet për Topin e Artë për këtë vit mbyllen me 29 nëntor, argjentinasi nuk do të ketë rastin të ndikojë më në vlerësimet e të tjerëve, pasi që do të jetë duke u rikuperuar nga lëndimi.

Të kthehemi tani te njeriu i cili po ‘shpartallon’ secilin ekip që po i del përpara, te i pandalshmi Cristiano Ronaldo. Ky i fundit ka shpërthyer këtë vit me 66 gola të shënuar gjithsej, në vetëm 56 paraqitje. Kjo është shifër më e madhe se sa ka shënuar Liverpooli (61), Arsenali (58), Manchester City (56), Chelsea (54) dhe Manchester United (54), gjatë të njëjtës periudhë. Si dhe, Lionel Messi e Ribery së bashku.

Vetëm në gjashtë ndeshjet e fundit ai ka kompletuar tre het-trika dhe për momentin është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve këtë edicion me 8 gola, golashënuesi më i mirë në La Liga me 16 gola (dyfish më shumë se Messi), golashënuesi më i mirë në botë për vitin 2013, dhe golashënuesi më i mirë i Portugalisë këtë vit. Ndërsa, në sezonin aktual a i ka shënuar 31 gola në 19 ndeshje, dhe prej tyre 5 het-trika, e mos të harrojmë që jemi në muajin nëntor…

Portugezi shënoi het-trik kundër Suedisë mbrëmë për ta dërguar përfaqësuesen e tij në Kampionatin Botëror- ‘Brazili 2014’ dhe njëherësh barazoi rekordin prej 47 golash me Pauletan, për golashënuesin më të mirë në histori të kombëtares.

“Rekordet janë për t’u thyer. Nuk ishte prioritet. E dija që Portugalia kishte nevojë për mua. Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt asgjë. Unë përpiqem ta bëj punën time dhe t’i jap përgjigjet në fushë”, tha portugezi pas ndeshjes.

Këto janë vërtetë shifra spektakolare që dëshmojnë se portugezi këtë vit, më shumë se kurrë e meriton ta fitojë Topin e Artë, dhe siç deklaroi edhe komentatori i njohur i Radio Pelota, Gatti: “Nëse ekziston ndershmëria në futboll, Messi duhet të votojë për Cristianon në garën për Topin e Artë”.

Po ju lexues të nderuar, cili mendoni se do ta fitojë Topin e Artë këtë vit? A e meriton vërtetë Cristiano Ronaldo kësaj radhe apo Blatter do t’ia dhurojë përsëri ‘djaloshit’ argjentinas çmimin? Shprehuni në hapësirën për komente.. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve
Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

La Liga
Kalo në kategori