CR7 më i miri i sezonit të kaluar në La Liga!

Makineria golashënuese e Real Madridit regjistroi 31 gola në 30 paraqitje në kampionatin spanjoll në edicionin e kaluar dhe është shpallur sulmuesi më i mirë.
Konkurrentë të portugezit për këtë çmim ishin Diego Costa (27 gola në 35 ndeshje) dhe Carlos Vela (16 gola në 37 paraqitje) – njofton Telegrafi.
SuperRonaldo është shpallur edhe lojtari më i mirë i sezonit 2013/2014 në Primera Division dhe çmimet për të nuk ndalen këtu, pasi e ka fituar edhe çmimin për golin më të bukur.
Në video ju sjellim 31 golat e 29-vjeçarit në sezonin e kaluar:
Disa nga çmimet kryesore:
Portieri: Keylor Navas
Mbrojtësi: Sergio Ramos
Mesfushori qendror: Luka Modric
Mesfushori ofensiv: Andres Iniesta
Lojtari më i mirë, sulmuesi më i mirë dhe goli më i bukur: Cristiano Ronaldo
Trajneri: Diego Simeone
Lojë të ndershme: Ivan Rakitic
Zbulimi i sezonit: Rafinha Alcantara
/Telegrafi/

















































