Një mjek kryesor izraelit beson se vendi mund të jetë afër arritjes së “imunitetit të tufës”.
Kjo ndodh kur një “numër i mjaftueshëm” i një popullate ka mbrojtje ndaj një infeksioni që nuk mund të përhapet më – dhe madje edhe njerëzit që nuk kanë vetë imunitet mbrohen indirekt.
Dhe për COVID-19, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pragu i vlerësuar për imunitetin e tufës është të paktën 65% -70%.
Por shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar janë më të kujdesshëm.
Dr. Sarah Pitt, një virologe në Universitetin e Brighton, kërkoi “kujdes ekstrem” në përfundimin se imuniteti i tufës ishte arritur – diçka që ajo beson se do të jetë e vështirë edhe në nivele të larta të vaksinimit.
Ajo tha se ishte ende herët për të thënë: “Ne duhet të shohim nëse rastet në Izrael vazhdojnë të bien dhe të qëndrojnë në nivele të ulëta”.
Sipas BBC, arritja e këtij niveli të imunitetit të popullsisë është e rëndësishme për të mbrojtur njerëzit që nuk mund të vaksinohen ose sistemi imunitar i të cilëve është shumë i dobët për të prodhuar një përgjigje të mirë, mbrojtëse.
Në Izrael, më shumë se gjysma (5.3 milionë) banorë të tij janë vaksinuar dhe 830,000 të tjerë njerëz kanë dalë pozitivë për virusin në të kaluarën, gjë që duhet t’u japë atyre një imunitet natyror.
Kjo i bie që përafërsisht 68% e popullsisë që ka të ngjarë të ketë antitrupa në gjakun e tyre që mund të luftojë virusin.
Ndërsa prof. Eyal Leshem, një drejtor në spitalin më të madh të Izraelit, Qendra Mjekësore Sheba, tha se imuniteti i tufës ishte “shpjegimi i vetëm” për faktin se rastet vazhduan të binin edhe kur hiqeshin më shumë kufizime.
“Ka një rënie të vazhdueshme pavarësisht kthimit në normalitetin e afërt”, tha ai.
“Kjo na tregon se edhe nëse një person është i infektuar, shumica e njerëzve që e takojnë përreth nuk do të infektohen prej tij”.
Dhe rastet po bien në të gjitha grupmoshat, përfshirë fëmijët, edhe pse nën 16 vjeç nuk vaksinohen përgjithësisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos