Couples Night në Cineplexx - Një natë romantike me filmin "The Roses"

Përgatituni për një mbrëmje të mbushur me emocione, dashuri dhe surpriza!
Më 28 Gusht, nga ora 20:00, në Cineplexx organizojmë një event special për të gjithë çiftet që duan të kalojnë një natë ndryshe - Couples Night me premierën e filmit romantik "The Roses".
Rreth Filmit:
Për çiftin e përsosur Ivy (Olivia Colman) dhe Theo (Benedict Cumberbatch), jeta duket e lehtë. Karriera të suksesshme, një martesë e bukur dhe fëmijë të mrekullueshëm. Por, pas fasadës së jetës së tyre gjoja ideale, po përgatitet një stuhi. Ndërkohë që karriera e Theo-s është në rritje dhe ambiciet personale të Ivy-t po shtohen, jeta po kthehet në një fuçi baruti.
Ky është momenti i duhur për të ftuar partnerin/partneren tuaj në një përvojë kinemaje me atmosferë të veçantë dhe energji dashurie.
Shpërblim special :
1x Natë për çift në hotelin luksoz @fourpointsprishtina
Të gjithë ata që do të shikojnë filmin më 28 Gusht, pas filmit thjesht vendosni biletën tuaj në kutinë speciale pranë bileterëve, dhe më 29 Gusht shpallim fituesin/fituesen.
Bli biletat tani, bashkohuni me ne për një mbrëmje të mbushur me romancë, buzëqeshje dhe surpriza në Cineplexx !






































