LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi: Zvicra shpall gjendje të jashtëzakonshme

Coronavirusi: Zvicra shpall gjendje të jashtëzakonshme

Qeveria zvicerane shpalli të hënën gjendje të jashtëzakonshme në vend për shkak të coronavirusit, ndërsa pritet të zgjasë deri më 19 prill, në mënyrë që të luftohet epidemia.

“Na duhet një reagim i fortë pasi është i nevojshëm për të gjithë vendin”, tha Presidentja zvicerane Simonetta Sommaruga në një konferencë për shtyp.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të gjitha dyqanet, restorantet, baret dhe objektet argëtuese do të mbyllen, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, barnatoreve dhe ambienteve shëndetësore.


Zvicra gjithashtu do të forcojë kontrollet e saj kufitare me Gjermaninë, Francën dhe Austrinë, pasi kishte ngritur kufizime në kufirin jugor me Italinë.

Qeveria aprovoi gjithashtu vendimin për të kërkuar ndihmën e 8,000 trupave për të ndihmuar në kantonet rajonale në spitalet e tyre, dhe në aspektet e sigurisë.

Raportohet se numri i të prekurve nga coronavirusi në Zvicër ka shkuar në 2,200, ndërsa 14 persona kanë ndërruar jetë.

“Duke pasur parasysh përhapjen e përshpejtuar të coronavirusit, Këshilli Federal po forcon më tej masat për mbrojtjen e popullatës”, tha qeveria në një deklaratë.

“Kjo klasifikon situatën në Zvicër si një ‘situatë të jashtëzakonshme’, e cila i mundëson asaj të miratojë masa kombëtare, domethënë identike për të gjitha kantonet”, thuhet në deklaratë.

“Të gjitha ngjarjet publike ose private janë të ndaluara që nga sot”, shtojnë autoritetet.

“Të gjitha dyqanet, tregjet, restorantet, baret, institucionet argëtuese, si muzetë, bibliotekat, kinematë, sallat e koncerteve, teatrot, qendrat sportive, pishinat dhe zonat e skive janë të mbyllura”, deklaron qeveria.

“Dyqanet ushqimore, stacionet e benzinës, hotelet, bankat dhe zyrat postare janë ndër objektet që do të qëndrojnë të hapura”, thuhet ndër tjerash në këtë vendim.

Qeveria e Zvicrës njoftoi të premten se do të ndajë 10.5 miliardë dollarë menjëherë për të ndihmuar kompanitë dhe punonjësit  për ta përballuar këtë krizë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Kalo në kategori