Conte i irrituar me vendimin e VAR-it: Një klubi të madh nuk do t’i anulohej goli

Antonio Conte ndjen se iu bë e padrejtë pasi vendimi i fundit kontrovers anuloi golin e fitores së Tottenham Hotspur ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.
Harry Kane shënoi golin e fitores në minutat shtesë, por ky gol u anulua përmes VAR-it për pozicion jashtë loje.
Ky vendim shkaktoi një konfuzion, pasi Kane ishte prapa vijës së topit dhe atëherë ai nuk mund të ishte në pozicion jashtë loje.
Conte u përjashtua për shkak të reagimit të tij të furishëm dhe nuk ishte qetësuar as në intervistat pas ndeshjes, pasi ai ishte i acaruar dhe doli nga konferenca e tij për shtyp pas vetëm një pyetjeje.
Trajneri italian sugjeroi vazhdimisht se VAR-i nuk do të kishte qenë aq "i guximshëm" sa të mos lejonte një gol milimetrik si ky nëse Tottenham do të kishte qenë një "klub i madh".
Ndryshe, Spurs kanë nevojë për një pikë në udhëtimin e tyre te Olympique Marseille për të siguruar kualifikimin në raundin e 16-të. /Telegrafi/


















































