Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita apo Ventius International po merr pjesë si ekspozuese në panairin ndërkombëtar të mobiljeve dhe interierit IMM Cologne në Gjermani , me një hapësirë prej 300 m2.
Ky panair është i njohur botërisht për bizneset me qëllim të promovimit, ekspozimit dhe krijimin e marrëdhënieve biznesore.
Comodita në këtë rast po ekspozon një shumëllojshmëri të prodhimeve të saj si, lloje të ndryshme të dyshekëve, jastëkë gjumi ergonomik dhe anatomik dhe mbishtresa dysheku.
Comodita e konsideron këtë panair si një platformë të duhur për të lansuar produktet e saj dhe mundësi për vizitorët ndërkombëtar që të shohin produktet dhe koleksionet më të reja.
Pjesë e rëndësishme dhe kryesore është prezantimi i dyshekëve të rinjë, të dizajnuar dhe prodhuar me teknologji inovative me materiale të riciklueshme që kontribuojnë në mbrojten e ambientit.
Gjithashtu ndërtimi i dyshekëve me susta individuale dhe lloje të ndryshme të shpuzës is Gel, Cool, Latex, etj., të zhvilluara si linja të veqanta vetëm për këtë panair, bën që Comodita Home të sjell inovacionet dhe trendet më të fundit në industrinë e gjumit, si dhe të promovoj një eksperiencë të veçantë të gjumit.
Ky panair paraqet mundësi unike për krjimin e kontakteve dhe rritjen e potencialit të tregut. Gjatë këtyre ditëve të panairit Comodita ka pasur shumë vizita interesante nga përfaqësues të kompanive të njohura dhe takime ku është biseduar për mundësi të zgjerimit të tregut. “Jemi tejet të kënaqur me takimet e shumta që po zhvillohen me kompani serioze që veprojnë në këtë industri dhe po marrim vlerësime të larta për cilësinë e produkteve.
Interesimi i kompanive nga vende të ndryshme, për bashkëpunim, është i jashtëzakonshëm” – thekson Diana Burri, përfaqësuese për shitjet internacionale.
Ndër të tjera, Comodita po pret që në ditët e ardhshme të konkretizoj disa kontrata me kompani shumë prestigjioze.
Panairi është i hapur për publikun e gjerë dhe u japin ekspozuesve mundësi të mjaftueshme për të bërë analiza të produkteve dhe të tregut, si dhe u mundësojnë konsumatorëve të mbledhin informacione dhe ide për blerjet e ardhshme. Panairi është i hapur për vizitorët nga data 4-7 Qershor.
Në panairin IMM Cologne, po marrin pjesë 1300 ekspozues nga vende të ndryshme të botës dhe pritet të vizitohet nga rreth 125,000 vizitorë.
IMM Cologne është ngjarja më e rëndësishme në tregun e mobiljeve në botë ku prezantohen mobiljet e reja dhe tendencat e interierit, dhe vizitorët kanë mundësinë të shohin më shumë inovacione të gatshme për treg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës