LAJMI I FUNDIT:

Comcast së shpejti edhe rival i YouTube edhe Facebook?

Comcast së shpejti edhe rival i YouTube edhe Facebook?

Një raport i ri sugjeron se Comcast është duke e përgatitur një platformë të re për video për të rivalizuar me YouTube dhe Facebook Video.

Sipas burimeve thuhet se Comcast këtë plan e ka ndërmend ta realizojë me ndihmën e kompanive të mëdha të mediave si Vox dhe Buzzfeed.

Shërbimi i ri i Comcast pritet të quhet Watchable. Të paktën ky është emri i koduar i ndërmarrjes së re të planifikuar nga Comcast, e cila do të sjellë video të pa-licencuara por edhe përmbajtje origjinale që mund të transmetohen edhe sipas kërkesës së përdoruesve.
Përmbajtja thuhet se do të jetë e kuruar për audiencat televizive, por ka gjasa që e njëjta ta bëjë rrugën e saj edhe për iOS si dhe Android. (Telegrafi)